Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Dhimbja e dhembit...   EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Dhimbja e dhembit...   EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Dhimbja e dhembit...   EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Dhimbja e dhembit...   EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Dhimbja e dhembit...   EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Dhimbja e dhembit...   EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Dhimbja e dhembit...   EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Dhimbja e dhembit...   EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Dhimbja e dhembit...   EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

Dhimbja e dhembit...

Shko poshtë

Dhimbja e dhembit...   Empty Dhimbja e dhembit...

Mesazh  kujti1 Thu Nov 25, 2010 11:12 pm

Çfarë duhet te dini

Dhimbja e dhëmbit është zakonisht pasoje e një kaviteti formuar nga dekompozimi i indit të dhëmbit, njohur ne stomatogji si ‘kariesi dhëmbit’. Pastrimi i kavitetit dhe mbushja e tij do të evitonte dhimbjen që më shumë mundësi vjen duke u rritur.

Shkaqet

Kavitetet nisin nga ngjitja e plakës në sipërfaqen e dhëmbit duke formuar kështu ushqim për bakteret. Bakteret dhe disa acide formojnë në sipërfaqen e dhëmbit një mikrokrater që është i predispozuar të mbushet me material të dekompozuar e me kalimin e kohës të depërtoje brenda dhëmbit. Arsye te tjera qe mund të shkaktojnë dhimbje dhembi janë; dëmtim i buzës, krisje e dhëmbit, kontakti me temperatura shumë të larta ose të ulëta, infeksion i dhëmbit ose i sinuseve, si dhe pas ndërhyrjeve të ndryshme tek ato.

Simptomat (Shenjat)

Dhimbja mund të jetë e mprehte, termike ose pulsuese. Mund të shfaqet me seanca, të përfshije gjithë gojën ose vetëm një pjese te saj. Ushqimet e ftohta ose të nxehta, kafshimet e bluarjet mund të rrisin dhimbjen. Simptoma të tjera të mundshme përfshijnë temperaturë dhe fryrje te mishit të dhëmbëve.

Çfarë duhet të bëni

Derisa të mund të konsultoni një dentist, përdorni mjekime qetësuese si acetaminophen apo ibuprofen për të qetësuar dhimbjen. Vaji i karafilit (Sysygium aromaticum) mund të jetë efikas. Pastroni mbetjet ushqimore nga kaviteti me një kruajtëse dhëmbësh. Lyeni një copë pambuk me të e vendoseni te dhembi duke treguar kujdes të mos prekni gjuhen. Mund të vendosni kompresa me akull mbi nofull e të eviton të nxehtat sepse mund të shtojnë dhimbjen. Për te evituar një tjetër atak dhimbjeje, kontrolloni dhembet tuaj çdo 6 muaj, lajini 2 here në dite e përdorni fill dentar një herë në ditë. Por kujdes, mos përdorni alkool ose aspirinë direkt mbi dhembin që ju dhemb sepse shkakton acarim të mishrave të dhëmbëve.

Kontaktoni dentistin tuaj nëse keni rritje temperature apo keni rritje të dhimbjes. Kërkoni ndihme te menjëhershme nëse keni fryrje në fytyrë, nofulla, faqe, sy ose qafe.
kujti1
kujti1
Admin

Numri i postimeve : 106
Join date : 20/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi