Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Semundja e tuberkulozit EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Semundja e tuberkulozit EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Semundja e tuberkulozit EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Semundja e tuberkulozit EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Semundja e tuberkulozit EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Semundja e tuberkulozit EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Semundja e tuberkulozit EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Semundja e tuberkulozit EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Semundja e tuberkulozit EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar

Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

Semundja e tuberkulozit

Shko poshtë

Semundja e tuberkulozit Empty Semundja e tuberkulozit

Mesazh  spirit twin v Wed Nov 24, 2010 4:12 pm


Tuberkulozi


Kohët e fundit tuberkulozi (TBC) është kthyer përsëri. Gjithashtu ka variacione të reja të TBC-së që janë të vështira për t’u kuruar.Këtu janë disa nga pyetjet më të zakonshme rreth TBC-së. Në qoftë se do të keni më shumë pyetjeje pasi ta keni lexuar këtë njoftim, flisni me doktorin tuaj ose Qendrën Shëndetësore Lokale.



Nga se shkaktohet TBC-ja?

TBC-ja është shkaktuar nga bakteria që zakonisht infekton mushkëritë, por gjithashtu mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit.
Cilat janë shënjat e para te TBC-së?

Shenjat e para të sëmundjes së TBC-së përfshijnë temperaturë të lartë djersitje gjatë natës, lodhje, humbje peshe, kollë e vazhdueshme dhe (ndonjëherë) nxjerrje gjak gjatë kollitjes.
Çfarë është testi për TBC-në?

Eshtë nje test i thjeshtë lëkure. Një test pozitiv do të thotë se personi është infektuar me TBC. Ka nevojë për më shumë teste për të parë në qoftë se një person ka sëmundjen e TBC-së.
Çfarë është ndryshimi midis infeksionit të tuberkulozit dhe sëmundjës së tuberkulozit?

Njerëzit me infeksion TBC-je dalin me test pozitiv për TBC në lëkurën e tyre, por ato nuk janë të sëmurë dhe ata nuk mund t’ia ngjisin sëmundjen të tjerëve. Vetëm njerëzit e sëmurë me TBC mund t’ia ngjisin sëmundjen të tjerëve.
Kush e merr TBC-në?

Çdo njeri i çdo moshe mund ta marrë tuberkulozin. Por disa njerëz kanë një rrezik më të madh. Këtu përfshihen:

*
njerëz që kanë qenë rreth e rrotull
*
njerëzve me sëmundjen e TBC-së
*
të varfërit
*
të pastrehët
*
njerëzit nga vende ku ka shumë tuberkuloz
*
ata që jetojnë nëpër azile
*
personat e burgosur
*
alkolikët dhe ata që përdorin drogë
*
njerëzit me probleme mjekësore ( të tilla si diabeti dhe disa lloje kanceresh ) të cilat
*
dobësojnë mundësinë e tyre për të luftuar sëmundjen
*
njerëzit me virusin HIV (virusi që shkakton Sidën)

Njerëzit me HIV janë në rrezik po të marrin tuberkulozin sepse sistemi i tyre i imunitetit është i dobësuar, duke i lënë ata të paaftë për t’i rezistuar sëmundjes. Të gjithë njerëzit që kanë rrezik të marrin TBC-në duhet të testohen. Testi mund të bëhet nëpërmjet doktorëve ose qendrave lokale shëndetësore.
Si përhapet Tuberkulozi?

TBC-ja përhapet në ajër. TBC-ja shkon në ajër kur një person që ka sëmundjen e TBC-së kollitet, teshtin ose flet. Çdo njeri që është rreth e përqark ndonjë personi me sëmundjen e TBC-së mund të infektohet, por zakonisht kalojnë disa ditë nga kontakti i afërt. Ju nuk mund të merrni TBC kur prekni mobilje, enë apo gilindera që janë prekur nga personat që kanë sëmundjen e TBCsë.
Çfarë është trajtimi për TBC-në?

Doktorët mund ta ndalojnë një person me infeksion tuberkulozi nga marrja e sëmundjes së TBC-së me anë të barnave që duhet të merren nga 6-12 muaj. Njerëzve me sëmundjen e TBC-së u jepen të paktën dy barna, gjithashtu për 6-12 muaj.



Si përmbledhje, tuberkulozi i patrajtuar mund të jetë një sëmundje fatale. Por TBC-ja është pothuajse gjithmonë e shërueshme. TBC-ja zakonisht nuk është një kërcënim për jetën tuaj po të mos jeni në njërin nga grupet e rrezikshme. Megjithatë në qoftë se ju mendoni se jeni në rrezik ose keni ndonjë shkak për t’u merakosur, flisni me doktorin ose qendrën shëndetësore lokale.
spirit twin v
spirit twin v

Numri i postimeve : 26
Join date : 19/11/2010
Age : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi