Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!  EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!  EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!  EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!  EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!  EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!  EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!  EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!  EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!  EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!

Shko poshtë

Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!  Empty Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!

Mesazh  Boni Wed Nov 24, 2010 5:28 pm

Më thuaj ç’muzikë dëgjon, të të them ç’personalitet ke!  39217_bebi%20miuzika

Më thuaj cfarë muzike dëgjon, të të them cfarë personaliteti ke! Kjo në fakt është lidhja që është gjetur mes muzikës dhe trurit të njeriut. Duket se shijet muzikore paraqesin një celës të vërtetë për të kuptuar mendjen njerëzore dhe lidhja mes tyre është e padiskutueshme tashmë. Kështu, të apasionuarit pas muzikës “Heavy metal”, janë po aq të sjellshëm e kreativë sa ata që dëgjojnë muzikën klasike të Bahut apo Moxartit, për të cilët thuhet se janë më të ndrojtur e të vështirë në komunikim. Sipas disa studimeve, edhe njeriu primitiv dëgjonte muzikë dhe mbetej i shtangur prej saj. Muzika është një nga elementet që e ka kultivuar edhe më tepër njeriun, duke e sjellë në variantin e sotëm. Më shumë se një produkt i kulturës, muzika duket se është një produkt i biologjisë dhe zhvillimit njerëzor. Sipas studiuesit Mithen, ka qënë pikërisht shfaqja e njeriut të parë Homo Sapiens, që përcaktoi ndarjen e muzikës nga gjuha e folur, pra bëhet fjalë për këtu e 20-70 mijë vjet më parë.

EFEKTI ILAC I MUZIKËS

Por, muzika ka edhe një efekt tjetër të vecantë, atë të shërimit të shpirtit. Sipas studiuesve, ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt, edhe të na qetësojë; mund të shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie. Ajo qëndron gjithmonë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme. Lidhja racionale mendim-muzikë, ekziston tek të gjitha grupmoshat. Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, vecanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin, dhe motivimin për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqëndrim të vecantë. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alrmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje, ose tërheqje seksuale. Në popullsinë e lashtë, këngët shpeshherë shoqëroheshin me vallëzime, kishte “instrumenta” pothuajse hionotizuese kolektive, që krijonin një sugjerim të tillë, të nxitur nga dhuna e gjuetië ose e përleshjeve. Por nuk është shumë e nevojshme të kthehemi pas në kohë dhe qytetërim për të gjetur sesi marshimet ushtarake i ndihmonin ushtarët që të luftonin me më shumë kurajë. Sot muziko-terapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencës biomjekësore dhe karakterizohet nga linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet. Muzika i ofron njeriut një mundësi ndryshe për të ndjerë veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muziko-terapia i gjen aplikimet e para të saj tek sëmundjet mendore dhe depresioni. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrje kirurgjikale, mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi.

MUZIKA DHE PERSONALITETI

BLUES: Persona krijues, me besim.
JAZZ: Persona mjaft optimistë
KLASIKE: Krijues, por të ndrojtur
RAP: Shprehen mjaft lirshëm
OPERA: Xhentile dhe delikatë
COUNTRY: Punëtorë të zellshëm
REGGE: Dembelë, jo kreativë
DANCE: Jo fort të sjellshëm
HEAVY: Pa besim tek vetja
POP: Jo krijues dhe s’bëhen mite
SOUL: Mitizues dhe mjaft krijues


afro afro afro afro
Boni
Boni

Numri i postimeve : 49
Join date : 22/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi