Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Kush janë masonët? NWO? EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Kush janë masonët? NWO? EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Kush janë masonët? NWO? EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Kush janë masonët? NWO? EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Kush janë masonët? NWO? EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Kush janë masonët? NWO? EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Kush janë masonët? NWO? EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Kush janë masonët? NWO? EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Kush janë masonët? NWO? EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

Kush janë masonët? NWO?

Shko poshtë

Kush janë masonët? NWO? Empty Kush janë masonët? NWO?

Mesazh  Gon! Mon Oct 24, 2011 1:57 pm

Kush janë masonët? NWO? Struct10

Të nderuar anëtarë të forumit, arsyeja e hapjes së kësaj teme është e dobishme që të informohen anëtarët të cilët kanë ndëgjuar ndonjëherë për masonërin fjalë negative apo pozitive, mirëpo prap për anëtarët kjo rrymë ka mbetur enigmatike, misterioze dhe e pakutuar nga ju. Propozoj që çdo anëtarë i cili di diç për masonët të postoj në këtë temë, të hedh hipotezat e tij apo të dikujt tjetër në lidhje me masonët dhe me Rendin e Ri Botërorë, cilat janë çëllimet e tyre etj.

Rrespekt për të gjithë

Gon!

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë masonët? NWO? Empty Re: Kush janë masonët? NWO?

Mesazh  Gon! Tue Oct 25, 2011 10:26 am

Rendi i Ri Botëror

Kush janë masonët? NWO? Oeil-p10

Rendi i ri botëror (ang. New World Order dhe lat. Novus Ordo Mundi) është një emërtim që përdoret nga "Teoria e komplotit", me të cilin nënkuptohet një shoqëri e fuqishme dhe sekrete, që ka hedhur themelet për të pushtuar botën nëpërmjet një qeverisjeje të vetme botërore.

Rendi i ri botëror është një teori e përbashkët mijëvjeçariste që shfaqet si në anën fetare poashtu edhe në atë bashkëkohore.

Pjesë të teorisë komplotiste janë të njohura që nga qindvjeçari i 19.

Ato mund të gjurmohen edhe në qindvjeçarin e 20-të me rënien e komunizmit sovjetik, rënien e murit të Berlinit, rënien e komunizmit të Lindjes, dhe fjalimin e Xhorxh H. Bushit, me 11 shtator 1990, ku ai përshkruan synimet e Shteteve të Bashkuara për bashkëpunim, pas luftës së ftohtë me ish Bashkimin sovjetik, duke përdorur emeërtimin "rendi i ri botëror".

Në teoritë komplotistë të rendit të ri botëror, shumë gjëra të veçanta shkaktohen nga një shoqëri apo grup sekret i fuqishëm.Ngjarje dhe ndodhi të rëndësishme në histori shihen si hapa nismëtarë në vendosjen e qeverisjes së re botërore.

Përkrahës të kësaj teorie mund të tregojnë në një fare shkalle kush bën pjesë në këtë grup apo shoqëri e cila po punon të vendosë rendin e ri botëror. Shumë familje të njohura si Familja Rotshild, Familja Rokfeler, Morganët, Kisingerët, Shrëderët dhe DuPontët, si edhe monarkë evropianë mendohet të jenë anëtarë të rëndësishëm të kësaj shoqërie.

Teoria poashtu beson që të gjithë personat e rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të botës së bankës, tregut, arteve, zbavitjeve, dhe mjeteve të komunikimit të masave janë anëtarë të kësaj shoqërie.

Sistemet shoqërore, të cilat sipas teorisë së komplotit janë sisteme paraprirëse të rendit të ri botëror janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe së fundmi Bashkimi Evropian.

Po ashtu edhe organizata ndërkombëtare si Banka botërore, Fondi Ndërkombëtar Monetar, Kombet e Bashkuara dhe NATO shihen si pjesë përbërëse të Rendit të Ri Botëror.

Presidentët, kryeministrat dhe kryetarët e këtyre kombeve dhe organizatave përfshihen në këtë rrjet të madh komplotist.


Edituar për herë të fundit nga Gon! në Tue Oct 25, 2011 11:05 am, edituar 1 herë gjithsej

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë masonët? NWO? Empty Re: Kush janë masonët? NWO?

Mesazh  Gon! Tue Oct 25, 2011 10:27 am

RENDI I RI BOTEROR - NEW WORLD ORDER (NWO)

Shume shpesh eshte permendur termi Rendi i Ri Boteror apo New World Order, madje dhe nga politikane te medhenj duke perfshire dhe ish-presidentin Bush i cili mund te thuhet se ka bere promovimin zyrtar te ketij termi perpara mediave dhe vete popullates.

Po se cfare personifikon ky rend i ri boteror dhe cfare jane te "mirat" qe sjell dhe ne cfare permasash ndikon ne lirite personale te individit, kete gje pakkush e ka te qarte.

Qellimi i ketij shkrimi eshte qe te informoje pjesen e publikut qe nuk ka njohuri apo ka informacion te gabuar dhe ndergjegjesuar masat per fatet e tyre.

Aktualisht, Amerika si bastioni i fundit i lirise ne bote, eshte shume prane kalimit ne nje shtet policor dhe fashist dhe kjo nen kuadrin e agjendes se Rendit Te Ri Boteror i cili ne Europe ka krijuar bazat e tija te forta qe me krijimin e Komunitetit Europian. Le te bejme nje permbledhje te fakteve dhe me pas analizmin e tyre.

Ka nje konspiraci mbare boterore e orkestruar nga nje grup jashtezakonisht i fuqishem dhe me influence njerezish, gjenetikisht te lidhur me njeri tjetrin (te pakten ne rrangjet e larta) ku perfshihen njerezit me te pasur te botes, lideret me te larte politik, elita e korporatave dhe po ashtu pjestare te te ashtuquajtures Fisnikeria e Zeze e Europes (e dominuar nga Kurora Britanike) objektivi i te ciles eshte krijimi i nje Qeverie (fashiste) per gjithe boten e zhveshur nga nacionalizmi dhe kufijte rajonal dhe qe te jete e bindur ndaj agjendes se tyre.

Qellimi i tyre eshte te efektojne kontroll te plote dhe totalitar mbi cdo qenie njerezore ne kete palnet dhe reduktimin e popullates prej 5.5 miliardash. (ky shkrim eshte bere para disa vjetesh. Sot popullata e globit numeron mbi 6 miliarde).

Ndersa emri Rendi i Ri Boteror (per shkurtim do perdor emrin ne anglisht NWO) eshte nje term i cili perdoret shpesh sotper tju referuar ketij grupi, eshte mese e domosdoshme te identifikohen organizatat kryesore, insititucionet dhe individet te cilet perbejne kete rrjet te gjere merimange te elites konspirative.

Illuminati eshte termi me i vjeter i perdorur zakonisht qe i referohet 13 familjeve (dhe degeve te tyre) me lidhje gjaku te cilat perbejne pjesen me te madhe te elites kontrolluese. Shume nga pjestaret e Illuminatit ajne po ashtu anetare te rangjeve me te larta te shoqerive sekrete dhe okulte te cilat ne shumicen e rasteve ja u gjen origjinen qe ne boten antike.

Nivelet e larta te struktures piramidale te Illuminatit perfshijne komitetin planifikues dhe organizata qe publiku ose ka pak dijeni ose ska fare. Nivelet e siperme te piramides se Illuminatit perfshijne komitetet sekrete me emra si: Keshilli i 3, Keshilli i 5, Keshilli i 7, Keshilli i 9, Keshilli i 13, Keshilli i 33, Keshilli i Madh i Druideve, Komiteti i 300 (i quajtur gjithashtu Olimpet) dhe midis te tjereve dhe Komiteti i 500.

Ne vitin 1992, Dr John Coleman publikoi Hierarkia e Konspiratoreve: Historia e Komitetit te 300-ve. Me nje te kaluar te nderuar shkencore dhe nje studim te admirueshem, dr Coleman identifikon aktoret kryesore dhe me kujdes detajon agjenden e Illuminatit per kontrollin dhe dominimin e mbare botes. Ne faqen 161 te Hierarkise se Konspiratoreve ai permbledh me kujdes qellimin dhe objektivin e Komitetit te 300-ve:

"Nje Qeveri Boterore dhe nje sistem monetar te unifikuar, nen kontrollin e perhershem te nje oligarkie te trasheguar dhe te pazgjedhur e cila vetzgjidhet midis anetareve te saj ne formen e nje sistemi feudal sic ka qene ne mesjete.

Ne kete qenie NJe Bote, popullata do kufizohet duke minimizuar numrin e femijeve per cdo familje, semundjet, luftrat, uria, derisa numri te bjeri ne 1 miliard njerez te cilet jane te vlefshem per klasen drejtuese dhe qe do jetojne ne zona te percaktuara ne menyre strikte dhe forcerisht.

Nuk do kete klase te mesme, vetem drejtues dhe sherbyes. Te gjitha ligjet do jene te njejta nen nje sistem ligjor te gjykatave boterore te cilat do ushtrojne te njejtin kod ligjor te mbeshtetur nga policia e Qeverise Boterore dhe nga ushtria e Qeverise Boterore te cilat do ushtrojne forcen e tyre per te zbatuar ligjet ne ish vendet midis te cilave sdo ekzistojne me kufij rajonale.

Sistemi do jete i bazuar ne nje shtet ndihme sociale, ata qe jane te bindur dhe i sherbejne Qeverise Boterore do shperblehen me mjete jetese ndersa ata qe do rebelohen dhe do e kundershtojne, do lihen te vdesin nga uria ose do nxirren si te paligjshem duke u shnderruar ne nje shenjester per kedo qe do doje ti vrasi. Mbajta private e armeve te zjarrit dhe cdo arme tjeter do ndalohet rreptesisht."

Ndarja e magnitudes dhe kompleksi i rrjetit te mashtrimit qe i rrethon keto individe dhe organizata te perfshira ne kete konspiraci eshte e frikshme edhe per per kurajozin prej nesh.

Shume njerez reagojne me mosbesim dhe skepticizem ne lidhje me kete subjekt, pa kutpuar qe jane kushtezuar (shpelarje e trurit) per te reaguar me skepticizem nga mediat e institucionalizuara dhe influenca e tyre qe eshte krijuar nga Mema e cdo organizate te Kontrollit te Mendjes: Instituti Tavistock i Marrdhenieve Njerezore ne Londer.

Autori dhe de-programuesi Fritz Springmeier (The Top 13 Illuminati Bloodlines) thote se shume prej njerezve kane ndertuar nje lloj Aneksi mendor i cili krijon nje si qark te shkurter mendor ne momentet e ekzaminimit kritik te procesit kur vjen fjala per tema dhe subjekte kaq sensitive.

Keto lloj aneksesh ose thjesht shmangiesh, shpejgon Springmeier, eshte nje term i CIA-s per te kushtezuar nje lloj pergjigje qe e con mendimin e nje personi ne nje rruge pa krye dhe mbyll apo perfundon debatin apo ekzaminimin e subjektit ne fjale.

Per shembull, permendja e fjales "konspiraci" shpesh shkakton nje reagim te tille tek shume njerez. (Springmeier eshte bashkautor ne tre libra qe shqyrtojne programimin e traumes se bazuar dhe jep detaje sesi Illuminati praktikon metoda shume te sofistikuara te Kontrollit te Mendjes dhe e fillon kete proces programimi kur viktima e shenuar eshte ende ne bark te nenes.

Kontrolli i Mendjes apo Mind Control eshte nje problem shume me i madh sec mendojne shumica e njerezve. Sipas Cisco Wheeler, nje ish programues i kontrollit te mendjes per Illuminati, jane me shume se 10 milione njerez te cilet jane programuar si skllever me mendje te kontrolluar duke perdorur traume te bazuara ne programet e kontrollit te tipit MK Ultra apo Monarch.

Menyra e re e programimit jo traumatik nepermjet mjeteve elektronike, teknike qe u perftua nga projekti Montauk, mund te perfshije edhe me shume miliona te tjere. Al Bielek i cili ka luajtur nje rrol te rendesishem ne zhvillimin e Projektit Montauk ka thene se jane rreth 10 milione viktima te stilit te Kontrollit te Mendjes Montauk ne te gjithe boten, pjesa derrmuese e te cileve eshte ne USA. Ai po ashtu ka thene se ne cdo qytet te madh ne USA ka "qendra" programimi Montauk.

Ajo qe shumica e amerikaneve besojne se eshte "Opinioni Publik", ne realitet eshte nje propagande e paraqitur dhe e hartuar me kujdes dhe me qellimin e vetem per te marre nga pulbiku nje sjellje te caktuar si pergjigje. Sondazhet per opinionet publike behen ne te vertete me qellimin per te pare shkallen e pranimit te programeve te planifikuara nga Illuminati.

Nje sondazh i forte i tregon Illuminatit se programimi ka kryer efektin e tij ndersa nje rezultat i dobet i tregon manipuluesve te NWO qe duhet te vazhdojne me programimin deri sa te marrin pergjigjen e deshiruar. Ndersa boshti dhe permbajtja e propagandes vendoset ne Tavistock, implementimi i saj ekzekutohet ne SHBA nga mbi 200 gjigande industriale dhe ekononik sic eshte Rand Corporation dhe Instituti Brookings te cilet drejtohen nga kupola e organizates se kontrollit te mendjes te NWO ne SHBA, Instituti Kerkimor Stanford ne Menlo Park, California.

Konspiratoret global te NWO manifestojne agjenden e tyure nepermjet manipulimeve te shkathta te emocioneve njerezore, sidomos friken. Ne shekujt e kaluar ata vazhdimisht kane perdorur nje shpikje te tyren te cilen studiuesit e NWO dhe autori David Icke e ka permendur ne librin e tij me te fundit Sekreti i Madh si, Problem - Reagim - Zgjidhje.

Teknika eshte sic vijon: Strateget e Illuminatit krijojne Problemin duke financuar, grumbulluar dhe trajnuar nje grup "opozitar" per te stimuluar trazira ndaj nje force te stabilizuar politike (vend i pavarur, rajon, kontinent, etj) te cilin ata duan ta destabilizojne dhe ne kete menyre krijojne nje konflikt me dy forca opozitare qe ata vete i krijuan. Ne dekadat e fundit grupe te tilla "opozitare" jane zakonisht te identifikuara nga mediat si "luftetare te lirise" ose "clirimtare" (kohet e fundit UCK, Ushtria Clirimtare e Kosoves).

Ne te njejten kohe, lideret e forces politike ne pushtet ku fillon konflikti, demonizohen dhe sulmohen ashper duke u emertuar si Hitler (psh Saddam Hussein, Miloshevici, Kadaffi, etj).

"Luftetaret e Lirise" jo rralle grumbullohen nga shtresa kriminale lokale si psh ne rastin e UCK ku ne gjirin e saj kishte shume nga trafikuesit e droges. Per hir te mashtrimit Makiavelian, te njejtet stratege te NWO jane njesoj te perfshire ne armatimin e fshehte dhe asistencen teknke ndaj lidereve qe jane ne fuqi ne vendet e konfliktit (Illuminati gjithmone perfitojne nga konfliktet e armatosura per te huazuar para, shesin arme dhe materiale te tjera per te dyja palet qe jane te perfshira ne konflikt).

Me pas konflikti perhapet ne publik nepermjet mediave te cilat botojne pamje te temerrshme, foto te frikshme masakrash dhe krime ndaj civileve te pafajshem. Ne kete pike terhiqet vemendja e plote dhe njezeri thuhet "Duhet bere dicka ! " Dhe ky eshte Reagimi i deshiruar (shenim: e njejta teknike po perdoret ne SHBA per te miratuar ligjin mbi ndalimin e mbajtjes se armeve te zjarrit nga civilet).


Nga Darius

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë masonët? NWO? Empty Re: Kush janë masonët? NWO?

Mesazh  Gon! Tue Oct 25, 2011 10:31 am

Me pas, kukullat e NWO paraqesin Zgjidhjen duke nisur trupat paqeruajtese te Kombeve te Bashkuara si psh "Paqe Ruajtesit" ne Bosnje, "Forcat e Koalicionit" ne Luften e Gjirit dhe Bombarduesit e Natos apo Forcat Tokesore ne Kosove.

Ne momentin qe keto trupa instalohen, ato nuk levizin me prej aty (Bosnja, Kosove). Ideja eshte qe te jene trupat tokesore te NWO ne cdo vend te madh ose ne zona strategjike te cilat konsiderohen me potencial te mundeshem per te kundershtuar vendosjen e Rendit te Ri Boteror.

Timori Lindor, Indonezi. (9/14/99) Virtualisht e njejta strategji qe u perdor per te pushtuar Kosoven me trupat e UN/NATO, u aplikua nga manipuluesit e NWO per te marre kontrollin ushtarak te Timorit Lindor.

Perseri e njejta skeme morale u aplikua per tu paraqitur si konsum per publikun, ushtria lokale djallezore Indoneziane, milicia e te ciles ishte trajnuar per masakrimin e civileve te pafajshem qe erdhi fill mbas votimit per pavaresi ne 30 gusht, duhej ndaluar me cdo kusht.

Kete here Australia ( per te ruajtur aparencen e nje perpjekje humanitare nderkombetare) u caktua te drejtonte trupat paqeruajtese. Natyrisht nuk ju desh shume Madeline Albright per te deklaruar mbeshtetjen e SHBA-se si pjesmarreve e "trupave te paqes".

Ne faqen e pare e LA Times (9/13/99), Mike Jendrzejcyk i organizates Human Rights Watch (nje grup pararoje i Illuminatit) ne Washington DC, thote se eshte "vendimtare" qe paqeruajtesit te kene autoritet per te carmatosur forcat e milicise dhe cdo ushtari indonezian qe punon me ta".

Forcat ushtarake lokale ose munden (si ne rastin e Jugosllavise) ose sic eshte rasti i SHBA, zevendesohen nga forcat e huaja te UN nen emrin Partnership Per Paqen te cilat marrin pozicionin e ushtareve amerikane te cilet jane nisur ne misione "paqeruajtese" pertej detit.

Per me shume ushtaret amerikane vriten ne konfliktet tokesore ne toke te huaj dhe ne kete menyre realizohet edhe plani tjeter i reduktimit te forces ushtarake amerikane, ne sherbim te te ciles eshte dhe faktori i prezantimit me semundje ngjitese vdekjeprurese apo vaksinime me Anthrax.

Keto vaksinime do shkaktojne ate qe eventualisht quhet sindroma e Semundjes se Luftes Se Gjirit e cila u mor nga nje numer i caktuar ushtaresh gjate luftes se gjirit ku ju dha nje vaksine

speciale e anthrax (e konsideruar nga Illuminati/CIA si nje test per tu siguruar sesa shpejt dhe fatalisht do progresonte semundja ne nje popullate meshkujfsh dhe femrash te shendetshem).

Nje porcion i korporates se piramides se NWO duket sikur dominohet nga bankieret nderkombetare dhe kartelet e medha farmaceutike si dhe nga korporatat me te medhaja multinacionale.

Familja Mbreterore e Anglise, sidomos Mbreteresha Elizabeth II dhe Shtepia Windsor (te cilet jane ne fakt pasardhesit e krahut Gjerman te Mbreteroreve Europian, familja Saxe-Coburg-Gotha qe e ndryshuan emrin ne Windsor ne vitin 1914) jane lojtare te nivelit te larte ne oligarkine e cila kontrollon shtresat me te larta te Illuminatit.

Ata qe marrin vendimet kryesore, Illunimatit vendimarres per keto objektiva ajne ne Londer (sidomos qyteti i Londres), Bazel, Zvicer dhe Bruksel (shtabi i pergjithshem i NATO-s).

Kombet e Bashkuara sebashku me te gjitha ato agjensi qe punojne nen ombrellen e UN si Organizata Boterore e Shendetesise, jane aktore te perhershem ne kete skeme. Ngjashmerisht, NATO eshte nje mjet ushtarak i NWO.

Lideret e vendeve kryesore te industrializuara si SHBA, Anglia, Gjermania, Australia, Italia, Zelanda e Re etj (psh anetaret e G7/G8 jane aktive dhe plotesisht pjesmarres bashkepuntore ne kete konspiraci.

Ne fund te shekullit te 20-te grada e kontrollit te ushtruar nga Illuminati ka avancuar kaq shume sa vetem nje grusht i caktuar njerezish te cilet piketohen nga Illuminati jane
te zgjidhen si kryeministra apo presidente ne vende si Italia, Anglia, Gjermania apo SHBA.

Nuk kishte rendesi nese do fitonte Bill Clinton apo Bob Dole per fushaten presidenciale ne vitin 1996, rezultati do kishte qene i njejti (pervec mbase per Zipper Gate).

Te dy jane lojtare te te njejtes skuader. Kushdo tjeter qe nuk eshte pjese e saj, eleminohet si ne rastin e presidentit Kennedy, Ali Bhutto (Pakistan) dhe Aldo Moro (Itali). Kohet e fundit, Admirali Borda dhe William Colby u vrane gjithashtu sepse ata ose nuk deshironin te ndiqnin agjenden e konspiratoreve per te shkaterruar Ameriken ose po perpiqeshin te ekspozonini ne publik kete agjende.

Shume nga luftrat dhe rremujat politike si dhe depresionet apo represionet ekonomike ne 100 vjecarin e kaluar (dhe me pare) ishin planifikuar me kujdes dhe vene ne jete nga makinacionet e kesaj elite.

Ketu perfshihet Lufta Spanje-Amerike (1898), Lufta e Pare Boterore dhe Lufta e Dyte, Kriza e Madhe Ekonomike, Revolucioni Bolshevik ne 1917, Lindja e Gjermanise Naziste,

Lufta e Korese, Lufta e Vietnamit, renia e komunizmit sovjetik 1989-1991, Lufta e Gjirit ne vitin 1991 dhe kohet e fundit Lufta ne Kosove. (Shenim: Ky shkrim eshte bere para disa vjetesh, pa filluar ende Lufta ne Irak.) Edhe Revolucioni Francez u orkestrua nga vete Bavarian Illuminati dhe Shtepia Rothchild.


FEMA

Ne Amerike Agjensia Federale e Menaxhimit te Krizave, Federal Emergency Management Agency (FEMA) u krijua ne vitin 1979 nen nje Memorandum Presidencial 32 me autorsine e Presidentit Carter nga Profesori Samuel P.Huntington, profesor ne Harvard dhe ish keshilltar i Bordit te Kryetarit te FEMA-s.

Huntington shkruajti Seminal Peace per Komisionin Trilateral ne mes te viteve 70 ku kritikoi zhvillimin demokratik dhe ekonomik si ide te pavlefshme. Si bashkeautor ne librin Kriza ne Demokraci, Huntington ka shkruar:

"Ne kemi arritur te konstatojme se ka nje kufij te deshires per rritje ekonomike. Ka po ashtu dhe limite te fuqishme per shperndarjen e demokracise politike.

Nje qeveria e cila ka mungese autoriteti do kete pak mundesi te imponoje tek populli i saj sakrifica qe jane te nevojshme ne raste kataklizmash ose krizash."

Idete e Hungtinton u rishkruan ne nje Direktive te Vendimeve te Sigurise Kombetare #47 (NSDD47) qe u aprovua nga Presidenti Regan ne 1982.

E trajtuar si nje direktive kalimtare nga mediat, ky ligj identifikon zona qe mund te kalojne ne varesi te mbrojtjes kombetare por shtron edhe rrugen per Pergatitje te Mbrojtjes ne rast Emergjencash, nje plan qe ne momentet qe aplikohet normalisht elemenion te drejtat kushtetuese te qytetareve, lirite dhe pronat e tyre, pra komplet karakterin socio-ekonomik.

Ky plan u forcua edhe me shume ma kalimin e tij si nje Ligj Publik 101-647, i firmosur nga Presidenti Bushg ne nentor te vitit 1990.

Ajo qe te shqeteson nga ky ligj eshte fakti qe ne rast kur Presidenti deklaron nje emregjence kombetare, per cdo shkak (termete te medhaja, rritje te tensioneve nderkombetare, apo kriza financiare dhe ekonomike), FEMA ka te drejte te implementoje Urdherin Ekzekutiv 10995 deri tek ai 11005.

Keta urdhera ekzekutive i japin te drejten FEMA-s te ushtroje kontroll te plote mbi qytetaret amerikane dhe te pezulloje kushtetuten. FEMA do kete autoritetin oer te ushtruar cdo lloj kontrolli mbi publikun amerikan..

Nje Force Policore Kombetare e trajnuar e quajtur ndryshe Multi Jurisdictional Task Force (MJTF) e veshur me uniforma te zeza e perbere nga:

1. personel special i zgjedhur nga ushtaraket e USA

2. skuadra ushtarake te huaja qe mbajne kartat identifikuese te Kombeve te Bashkuara dhe

3. trupa policore ekzistuese te trajnuara ne menyre speciale nga metropolet kryesore amerikane

Keta pjestare te MJTF do implementojne dhe zbatojne ligjet e gjendjes se jashtezakonshme nen drejtimin dhe kontrollin e FEMA-s. Presidenti dhe Kongresi skane fuqi drejtuese.

FEMA eshte Kali i Trojes nepermjet te cilit NWO do implementoje kontrollin e nje shteti policor mbi popullaten amerikane.


Lufta Ndaj Droges

"Lufta ndaj Droges" eshte thjesht nje loje mizore. Qeveria e USA, sidomos CIA jane lordet me te medhenj te droges sot per sot ne te gjithe globin.

Parate e droges perdoren per te financuar "projektet e zeza", perfshi ketu ndertimin e qyteteve madheshtore te nendheshme te cilat mbajne ne vetvete humane dhe aliene qe punojne per qeverine sekrete amerikane.

Trumpetimi i luftrave dhe perfitimeve prej tyre mund te datohen qe ne shekullin e 12 kur nje berthame grup prej 9 anetaresh te Illuminatit te quajtur Knights Templar, krahu ushtarak i nje shoqerie sekrete te Illuminatit te njohur me emrin Te urter e Sionit ose Priory of Sion, te perzene nga Kryqezatat qe zgjaten per me shume se nje shekull e gjysem.

Nje konflikt u krijua me pas midis Templars dhe Priory Of Sion kur Jeruzalemi u pushtuta nga Saraqenet ne vitin 1187. Ne vitin 1307, mbreti i Frances, Filipi (nje Illuminati Merovinian) lakmoi pasurine dhe fuqine e Templareve.

Duke qene nje kukull e Priory of Sion, urdheroi arrestimin e te gjithe Templareve ne France ne 13 tetor.

Ndersa shumica e Templareve u kapen dhe u torturuan, perfshi dhe Mjeshtrin e Madh te tyre, Jacque de Molay, disa prej tyre arriten te iknin dhe u strehuan ne Portugali dhe Malte (Knights of Malta) dhe me pas ne Skoci ku themeluan Scottish Rite of Freemasonry.


Nga Darius

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë masonët? NWO? Empty Re: Kush janë masonët? NWO?

Mesazh  Gon! Tue Oct 25, 2011 10:33 am

Shansi për një rend të ri botëror

Ndërsa administrata e re amerikane përgatitet për të nisur punën, në mes të një prej krizave më të rënda financiare dhe ndërkombëtare, mund të duket kontradiktore të ngresh hipotekën se pikërisht natyra tepër e paqëndrueshme e sistemit ndërkombëtar do të hapë një mundësi unike për një diplomaci krijuese. Kjo mundësi fsheh një kontradiktë të dukshme.

Në një plan, kolapsi financiar përfaqëson një goditje të rëndë ndaj pozicioneve të SHBA-së. Ndonëse vendimet politike të Amerikës shpeshherë janë dukur të diskutueshme, recetat amerikane për një rend botëror financiar, si rregull nuk janë kundërshtuar kurrë.

Sot, në të vërtetë, zhgënjimi për administratën amerikane është shumë i përhapur.

Sot shkalla e dështimit e bën të pamundur për pjesën tjetër të botës që të fshihet prapa epërsisë amerikane. Çdo vend duhet të japë kontributin e tij në kapërcimin e krizës. Secili do të kërkojë të bëhet i pavarur prej kushteve që sollën shembjen.

Por në të njëjtën kohë, cilido do të jetë i detyruar të përballet me realitetin dhe në këtë mënyrë me dilemat e prodhuara nga kriza, të cilat mund të jenë zgjidhur vetëm nëpërmjet një veprimi të përbashkët. Madje edhe vendet më të pasura duhet të përballen me një reduktim të burimeve.

Secili duhet t'u japë një përcaktim të ri prioriteteve të veta. Këtej do të dalë një rend ndërkombëtar vetëm nëse do të shkohet drejt një sistemi të prioriteteve të pajtueshme. Përndryshe, rendi ndërkombëtar do të thërrmohet, duke shkaktuar një katastrofë.

Në fund, sistemi, si politik edhe ekonomik, mund të harmonizohet vetëm në dy mënyra: Duke krijuar një sistem ndërkombëtar të rregullave politike me të njëjtin kapacitet, si ai ekonomik, ose duke reduktuar entitetet ekonomike në një nivel të menaxhueshëm nga strukturat politike ekzistuese, rrugë e cila ka shumë të ngjarë të çojë drejt një komercialiteti, mbase në nivelin e organizmave rajonale.

Një marrëveshje e re globale mbi modelin e Bretton Woods-it do të ishte shumë e preferueshme si zgjidhje.

Roli i Amerikës në këtë ndërmarrje do të jetë vendimtar.

Paradoksalisht,influenca amerikane do të jetë shumë më e madhe krahasuar me modestinë e drejtimit të saj. Duhet të modifikojmë sjelljen tonë, si njerëz që janë gjithmonë me të drejtën, e cila ka karakterizuar shumë qëndrime amerikane, sidomos pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Modeli i rendit botëror ekonomik që do të shfaqet në të ardhmen, do të varet në një masë të madhe nga marrëveshja që Kina dhe Amerika do të përpunojnë në vitet e ardhshme.

Një Kinë e frustruar mund të tentojë ndërtimin e një strukture aziatike ekskluzivisht rajonale, bërthama e së cilës ekziston tashmë në strukturën Asean +3,Organizata e vendeve të Azisë juglindore plus Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Në të njëjtën kohë, nëse në Amerikë do të rritet proteksionizmi ose nëse do të fillohet që Kina të shikohet si një kundërshtar afatgjatë, një profeci e cila do të vetërealizohet, mund të dëmtojë perspektivat e një rendi botëror. Një rikthim i ngjashëm në merkantilizmin dhe në diplomacinë e shekullit XIX do të ndante botën në
entitete rajonale në konkurrencë, me pasoja të rrezikshme për të ardhmen.

Marrëdhëniet kino-amerikane duhet të çohen në një nivel të ri. Kriza aktuale mund të kapërcehet vetëm duke zhvilluar ndjenjën e objektivave të përbashkëta.

Çështje të tilla si mospërhapja e armëve të shkatërrimit në masë, energjia dhe ambienti kërkojnë lidhje politike më të ngushta mes Kinës dhe SHBA-së. Brezi aktual i udhëheqësve ka mundësinë të transformojë marrëdhëniet trans-Paqësorit në një projekt për një fat të përbashkët, ashtu siç u arrit për marrëdhëniet transatlantike të pasluftës, me ndryshimin e vetëm se sfidat e sotme janë më shumë politike dhe ekonomike sesa
ushtarake.

Ky vizion duhet të përfshijë edhe vende të tilla si Japonia, Koreja, India, Indonezia, Australia dhe Zelanda e Re, ose si pjesë integrale të strukturave transpaqësore, ose përmes marrëveshjeve rajonale mbi çështje specifike si energjia, mospërhapja e armëve të shkatërrimit në masë dhe ambienti. Kompleksiteti në botën që po shfaqet,
kërkon nga Amerika një afrim më historik sesa këmbëngulja se çdo problem ka një zgjidhje përfundimtare, të shprehur në programe me limitekohore shpesh të lidhura me proceset e brendshme politike.

Duhet të mësojmë të operojmë në kufijtë e të mundurës dhe të përgatitemi për të ndjekur objektivat finale përmes një varg nuancash. Një rend ndërkombëtar mund të jetë permanent vetëm nëse pjesëmarrësit e tij kanë ndarë mes tyre jo vetëm ngritjen, por edhe mbrojtjen.

Në këtë mënyrë, Amerika dhe partnerët e saj potencialë do të kenë një mundësi unike për të transformuar njëmoment të krizës, në një dritare shprese.


Henry A. Kissinger
Autori është ish-sekretar amerikan i Shtetit

La Stampa

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë masonët? NWO? Empty Re: Kush janë masonët? NWO?

Mesazh  Gon! Tue Oct 25, 2011 10:35 am

Rendi më i ri botëror

Përgjithësisht pranohet se konfliktet që eskalojnë sot në botë janë gjithnjë e më shumë brenda shteteve e gjithnjë e më pak ndërmjet shteteve.

Kjo lëvizje e rritë rëndësinë e policisë dhe e zvogëlon atë të ushtrisë; hegjemonia e fjalës ‘siguri’ zhvillohet në llogari të fjalës ‘mbrojtje’.

Jetojmë në epokën kur realiteti ynë është më parë ai i regjimeve policore (gjithnjë e më të sofistikuara), sesa ai i regjimeve ushtarake (që pëlcasin disi banalisht atëherë kur ngjajnë). Kjo nuk do të thotë se ushtritë po zhduken. Aspak.

Ato vetëm po ridefinohen. Ushtritë gjithnjë e më shumë kryejnë punë policore dhe i përngjajnë policisë. Ato nuk mbrojnë territore dhe nuk sulmojnë ushtri të tjera, por vëzhgojnë me kujdes dhe izolojnë elemente destabilizuese. Shpesh ushtritë po bëjnë përgjime e arrestime më shumë edhe se vetë policitë. Ushtria është policia e re.

Bosnja dhe Kosova nuk mbesin prapa. Përkundrazi.

Ato janë avantgardë e rendit më të ri botëror. Politika Evropiane e Sigurisë dhe Mbrojtjes i ka pasur 22 misione nëpër botë për 10 vjet. Mirëpo, Bosnja dhe Kosova janë të veçanta – dy vende që BE-ja ua premton anëtarësimin gjersa udhëheq me sundimin ndërkombëtar mbi to.

Prandaj, mos u shqetësoni kur na cilësojnë si të prapambetur. Ne nuk jemi të prapambetur. Të gjithë të tjetër janë të prapambetur. Tek ne të tjerët mund ta shohin ardhmërinë e tyre. Tek ne që s’kemi të ardhme po vazhduam kështu.

Brenda Bashkimit Evropian çështje është ekonomia. Jashtë BE-së çështje është siguria. Javier Solana është Përfaqësues i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Një dyfishim ky gjithsesi për vendet si puna e Kosovës.

Kosova është çështje e politikës së jashtme duke qenë çështje e sigurisë dhe është çështje e sigurisë duke qenë çështje e politikës së jashtme. EULEX-i është mision i BE-së jashtë saj por është edhe ministria e vërtetë e brendshme e Kosovës. Dhe, gjithashtu, gjersa do ta kemi EULEX-in doemos do të mbesim jashtë BE-së.

Regjimi ndërkombëtar në Kosovë, e posaçërisht KFOR-i, flasin për paqen si për një prodhim të përditshëm të tyrin. Jo si për paqekrijim apo paqebërje nga viti 1999, por si një paqeprodhim i përçdoditshëm.

Regjimi ndërkombëtar në Kosovë e projekton veten si një fabrikë të paqes, e paqen si produkt serik të tyre. Çdo ditë të re që e jetojmë ata na e shndërrojnë në një ditë të paqes, që do të thotë, në një ditë pa konflikt e trazira, në një ditë të sigurt.

Natyrisht se njëmend bëhet fjalë për ditë pa konflikt e trazira, por pas një periudhe disavjeçare do të duhej të mos e përmendim më këtë gjë, apo jo? Duke e cilësuar kohën vetëm si kohë pa konflikte e trazira, kjo i afirmon konfliktet e trazirat anipse duke konstatuar mungesë të tyre. Por, e këtillë është siguria. Kaloi edhe një ditë e sigurt. Për tjetrën s’dihet. Por, dihet që e kemi KFOR-in.

Rendi, siguria, qetësia janë fjalë policore. Porse ato do t’i gjeni në billboard-at e KFOR-it jo më pak se sa në broshurat e policisë. Madje, edhe FSK-ja është veçse polici. Në fakt, shtojcë e policisë. Një lloj xhandarmërie në rastin më të mirë. Skuadër zjarrfikësish, e notarësh shpëtimtarë në rastin më të keq.

Te EUSR/ICO-ja, si dhe te EULEX-i, njeriu i caktuar që duhet të merret me Lëvizjen VETËVENDOSJE! është i sektorit të sigurisë, jo ai i shoqërisë civile. Kurrë s’i kemi parë, ose dëgjuar këta njerëz. Mbase ata na shohin, dëgjojnë e përgjojnë.

Ngjashëm, edhe shumica e gazetave e vendosën aksionin tonë të përmbysjes së makinave të EULEX-it në rubrikën e sigurisë. Këtë nuk e bëri me paramendim dikush i caktuar aty në redaksitë e gazetave. Ashtu do të ishte kollaj. Do të flisnim për ata persona dhe motivet e tyre.

Çështja është se ky kategorizim i aksionit tonë është shprehje e së pavetëdijshmes (tashmë) kolektive (edhe të gazetarëve). Dhuna strukturore e sistemit është çështje politiko-juridike.

Reagimi ndaj kësaj dhune bëhet çështje e sigurisë (sic.). Sigurisë së kujt? Sigurisë së pushtetit, natyrisht. Kur të na shikojnë neve këtu poshtë, ata duhet të ndjehen të sigurt atje lart.

Cili qytetar na denoncoi në polici se i është rrezikuar siguria apo prishur qetësia pas rrokullisjes së 25 xhipave të EULEX-it? Asnjë. Sa qytetarë na kanë thirrur për të na përgëzuar për aksionin? Me qindra sosh.

Zhvendosja te çështjet e sigurisë e rezistencës politike ndaj tyre është mekanizëm i depolitizimit. Për politikën e demokracinë nevojitet siguria njëherë, predikojnë ata.

Mirëpo, kjo siguri e tyre, në fakt, është pikërisht siguri veçse e tyre – siguri e kësaj politike dhe demokracie që ndërtohet mbi konceptin e prioritizimit të sigurisë. Siguria s’ka të bëjë me territorin (e Kosovës të cilin, siç e dimë, nuk po na e mbrojnë). Siguria është e deterritorializuar.

Ajo ka të bëjë me ata që duhet të ndjehen të sigurt: me njerëz të caktuar në cilindo territor që ndodhen ata – jo me territorin, çfardo njerëzish qofshin aty. Siguri e njerëzve të rëndësishëm lart, jo mbrojtje e territorit poshtë. Dhe, siç na mëson Michel Foucault kur shpjegon konceptin e tij ‘governmentality’, kjo siguri s’ka se si bëhet vetëm për të tashmen, por bëhet edhe për të ardhmen.

Siguria është koncept që patjetër shtrihet në të ardhmen. Siguria është siguri e së ardhmes. Prej këtu, pashmangshëm, ligjërimi për sigurinë shndërrohet në kontroll të njerëzve nga ana e pushtetit, në trajtim brutal të së paparashikueshmes së tyre.

Në mënyrë që t’i kontrollojë njerëzit, pushteti e parashikon të paparashikueshmen e njerëzve si të zezë, si rrezikim i skajshëm i mundshëm. Dhe, të rrezikon mandej paraprakisht, në emër të sigurisë.

Nëse hyn në një sistem të këtillë, d.m.th. përfundi tij, dhe bëhesh i dëgjueshëm aty, atëherë edhe takohesh e bisedon me politikanët e diplomatët e majave të sistemit. Nëse konteston koordinatat e sistemit dhe kursin zyrtar, atëherë t’i caktojnë takimet me policët, gardianët, prokurorët e gjykatësit e sistemit. Mund të zgjedhësh, apo jo?

Nëse flet, nëse vetëm flet, ama gjithnjë e më butë, atëherë të konsiderojnë edhe lider politik. Bëhesh udhëheqës kur sigurohen se do t’i ndjekësh; bëhesh politik kur hyn në politikën e tyre. Pra, bëhesh lider politik kur më së paku je i tillë – kur s’je më as lider e as politik.

Ndërkaq, nëse fillon të veprosh, jo vetëm të flasësh, nëse nis e vepron në përputhje me fjalët kundërshtuese, atëherë bëhesh çështje e sigurisë. Mund të zgjedhësh, apo jo? Mund të votosh, siç do të thoshin disa, apo jo?


Albin Kurti

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë masonët? NWO? Empty Re: Kush janë masonët? NWO?

Mesazh  Gon! Tue Oct 25, 2011 10:37 am

Rendi i ri botëror, rrezik për minoritetet

Pesimizmi si karakteristikë individuale nuk do të thotë se duhet të përgjithësohet dhe të marrë përmasa të mëdha dhe të shndërrohemi në një grup shoqëror që nuk ka aspirata për ndryshime, por realiteti dikton që të jem skeptik sa i përket proceseve të filluara për integrime evropiane dhe NATO.

Në të vërtetë si mund një qytetar i komunitetit shqiptar aq me lehtësi të pranojë integrim në BE e posaçërisht në NATO, kur kemi pakënaqësi evidente sa i përket statusit tonë, në territorin i cili orvatet që në mënyrë dhelparake të ik nga problemet dhe të shkojë diku ku ,pastaj do të ketë mbrojtje sa i përket ndeshjes së interesave madhore politike dhe kombëtare mes komuniteteve më të mëdha.

Bashkësia etnike maqedonase e përballur me problemin me emrin ,sipas anketave dhe sipas deklarimeve nëpër faqet e internetit ,nuk është me përqindje bindëse e gatshme të bëjë hapin për hyrje në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, me çmim të ndryshimit të emrit e që do të ndikonte në identitetin e tyre ,gjuhën…

Pra nëse bëjmë një komparacion ku njëra bashkësi etnike nuk do të integrohet, pa mos e zgjidhur problemin me Greqinë ashtu siç u konvenon atyre, ç’dreqin ne si komunitet, pa status kombëtar, pa zgjedhje të të drejtave elementare në superstrukturën shtetërore, e çka mos pa zgjidhur, të jemi aq të interesuar që të çojmë Maqedoninë në BE dhe NATO, me çka shkelim këmbën tonë.

Cili është çmimi që ne duhet të paguajmë që edhe komunitetit maqedonas t’i lehtësojmë rrugën drejt civilizimit të ri, çmim ky që gjeneratat e reja nuk do të na falin asnjëherë e të mos flasim për ata që tani s’janë me ne, por kanë derdhur gjak, janë torturuar nëpër burgje, janë diferencuar, kanë flijuar më të shtrenjtën që kanë pasur-jetën!

Ne nuk mund të vetëkënaqemi nga premtimet relative, boshe të dikujt se BE-ja dhe NATO-ja do të na sjellin një prosperitet ekonomik, politik, kulturor, sepse çdo fazë e post-integrimit është shumë e rëndë për ta kaluar.

Nëse ne tani jemi në një depresion ekonomik, është normale se duhet pritur të kalojnë të gjitha fazat e zhvillimit ekonomik të një shteti që të arrijmë në fazën e fundit kur çdo segment i strukturës shtetërore do të funksionojë në mënyrë të përkryer.

Analizat eventuale për ngjarjet në të ardhmen rreth statusit tonë si komunitet i dytë me numër, si popull i lashtë i këtyre trojeve, si bashkëndërtues i këtij shteti, do të përfundonin se, nëse themi kushtimisht, Maqedonia nga njëra anë fillon procesin e integrimit në BE me marrjen e datës për fillim të bisedave dhe nga ana tjetër hyn në NATO, (proces që është më i lehtë), atëherë në afatin negocues për përfundimin e bisedave do të jemi të anashkaluar edhe më shumë sa i përket kërkesave tona qindvjeçare p.sh. për komb shtet-formues dhe një ditë publiku shqiptar do të habitet se si pas integrimit ne “patriotët e shekujve” do të harrojmë ata sakrifica të gjeneratave të kaluara për “liri e barazi”, do të harrojmë flamurin tonë kombëtar, shtetformësinë, gjuhën, luftën!

Do të jemi në një botë tjetër që do të diktojë parimet e veta evropiane të shtetit njëkombësh, amerikanizmin, evropianizmin, maqedonizmin e shumë “izma” tjerë që stopojnë progresin politiko-institucional të çdo pakice nacionale, bile edhe nëse ajo është quajtur pjesë e kombit, nacionalitet apo kombësi.

Të gjitha këto do bien në ujë dhe do të fillohet nga fillimi, duke u shkatërruar kohezioni eventual nacional i pranishëm dhe duke ofruar zhvillim ekonomik që është armiku më i madh i çdo komuniteti që nuk ka zgjedhur statusin e tij dhe shpejton të integrohet atje ku nuk njohin kërkesa që ne për fat të “keq” i çojmë prej brezi në brez dhe kurrsesi të përfundojmë përrallën e paraardhësve tanë!

A është më i fortë realizimi dhe përfundimi i dinamikës së filluar para aq kohë për një mëvetësi kombëtare (mund të themi në kufijtë ekzistues) apo një humbje e identitetit kombëtar për një hyrje në një organizëm, apo dy organizma ndërkombëtar që kanë kaluar dhe përjetuar atë që ne kemi synim sot dhe që kanë zgjedhur problemet e veta kombëtare, me traditë qind e më shumë vite në demokraci, përfundim të proceseve kombëtare dhe së fundi kanë arritur atë prosperitetin ekonomik që nuk i lëshon të ringjallin probleme të reja, sepse nuk kanë kohë të merren me ta.

Apo është më e rëndësishme që të përfundojmë atë që kemi filluar pastaj të integrohemi në Botën tjetër.

Askush nuk na ka faj se ne jemi humbur diku në kohë , dhe tani u dashka për një çast të hymë në një familje e cila është moderne, pa paragjykime, me korupcion shtetëror të vogël me të ardhura mesatare vjetore nga cka dhemb koka, pa probleme politike.

Fati është se ky shtet ku na jetojmë ka probleme edhe më të mëdha se na ,dhe do të na shpëtojë nga më e keqja që mund t’i ndodh një kombi të ndarë sic është populli ynë. Bile edhe vet shteti maqedon është i vetëdijshëm se integrimi e shpëton njëherë e përgjithmonë nga shka-tërimi nga njëra anë dhe nga shqiptarët nga ana tjetër.

Pa marë parasysh se ka pjesë e konsiderueshme e popullatës maqedone që se don integrimin ,ajo pjesë e tjetër shpreson që me ndihmën e shqiptarëve të mbarojë misionin antishqiptar. Në suaza të temës së lartëpërmendur do të mundohem që shkurt të qartësojë disa fenomene në shoqërinë tonë e që paralajmërojnë atë se cka na pret në të ardhmen.

E kam të qartë se me një qasje kaq të shkurtë, në këto orë të vona është rëndë të zbërthej një fenomen me përmasa të gjëra dhe me shumë të panjohura sic është po ,ose jo në BE dhe NATO, pa zgjedhje të problemeve tone ndëretnike. Është kjo një aventurë e imja që në një mënyrë të zgjoj nga gjumi ata që flenë, ata që ëndërrojnë ata që shesin demagogji dhe hipokrizi, ata që presin parajsën pa mos e menduar ferrin.

Në këtë paralajmërim për asimilimin eventual të komunitetit shqiptar ,e ku do të ketë ndihmë edhe nga organizmat ndërkombëtarë ne si popull i ndarë duhet që të jemi të përgatitur që të reagojmë ashpër ndaj çdo tentimi për arritjen e cakut të armikut tonë që të na shndërrojë në shqiptaro-maqedonas evropian.

Në kuadër të kësaj si shtojcë do të përmendi fenomenin e shtetit të sotëm modern dhe mënyrat e organizimeve të tyre ,e gjithë kjo në favor të të ardhmes së shteteve që pretendojnë të jenë të tillë dhe nuk i takojnë të ashtuquajturës ,,Bota e parë,,.

Së pari ,të gjitha shtetet moderne janë shtete një kombëshe.Në këto shtete , shumica e atyre që jetojnë brenda kufijve të sistemit politikjanë shtetas që kanë detyra dhe të drejta të përbashkëta dhe që e njohin veten e tyre si pjesë të një kombi.

Së dyti **shtetet njëkombëshe janë shoqëruar me ritjen e nacionalizmit. ** (A.D.Smit, 1978;Breuilly,1982,Gellner,1938).Në këtë mënyrë në këto shtete individët kanë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë se janë **britanikë** , **amerikanë**ose **francezë**.

Të gjitha shtetet njëkombëshe u formuan me komunitete me prejardhje të ndryshme. Në kuadër të këtyre shteteve njëkombëshe-moderne shpesh lindin nacionalizmat lokal,psh.në Britani nacionalizmi Skocez dhe ai i Uelsit janë janë në kundërshtim me ndjenjat britanike.

Së treti , të bëjmë një përkufizim bashkëkohor të konceptit të shtetit komb-modern.Shteti komb ka aparat politik, të drejta sovrane brenda një teritori të përcaktuar,aftësi për të mbështetë kërkesat e tij për sovranitet me anën e kontrollit të fuqisë ushtarake dhe policore, ku shumë nga shtetasit e tij kanë ndjenja pozitive angazhimi për identitetin kombëtar të këtij shteti komb –modern.

Në bazë të përkufizimit të shtetit modern bashkëkohor të “Botës së parë” mund të paramendojmë se në çfarë shteti do të shndërrohet territori ku na sot jetojmë dhe në cfarë niveli do të jetë statusi ynë.

Gjithashtu edhe përkatësia etnike do të duhet ti përshtatet ndjenjave pozitive të shtetasve ndaj institucionit pjesëtarë të të cilit janë. Neve si komunitet shqiptar së paku do të na ngelë opcioni i një nacionalizmi lokal i dobët, i cili sipas gjitha gjasave nuk do të përfillet nga rendi i rri botëror.
Kjo në të vërtetë do të thotë shkurt, asimilim.

“Në Evropë mund të shohim tensione dhe alternativa të ndryshme. Pjesa më e madhe e politikave qeveritare zyrtare në Britani e gjetkë i janë drejtuar rrugës së asimilimit.

Ashtu si në Shtetet e Bashkuara, kjo ka të ngjarë të tregojë se është më problem atje ku pakicat etnike janë fizikisht krejt të dallueshme nga shumica e popullsisë.

Në këtë vazhdimi të asimilimit, (shpesh i institucionalizuar) në Evropën perëndimore , pakicat etnike hasin një të ardhme të diskriminimit të vazhdueshëm nga të rijtë që kanë akoma të njëjtat paragjykime si ato të brezave të vjetër.** ( Anthony Giddens, Sociologjia ).

Në të ardhmen,sa i përket minoriteteve, parashikohet që rruga më e mundshme të jetë përzierje e asimilimit,procesit të shkrirjes dhe modelit të pluralizmit kulturor.Të gjitha këto nocione kanë një të përbashkët , asimilimin.

Nuk jam pesimist sa i përket ardhmërisë së individit shqiptar nga Maqedonia me integrimin në BE dhe NATO, por pesimizmi im është prezent dhe druan nga ardhmëria e pjesës së kombit shqiptar që jeton në Maqedoni,nëse integrohemi në organizmat e lartë-përmendur pa zgjedhje të statusit tonë definitiv!!??


Lulzim Hamidi

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë masonët? NWO? Empty Re: Kush janë masonët? NWO?

Mesazh  Gon! Tue Oct 25, 2011 10:57 am

Shoqëria sekrete e Masonëve

Simbolet dhe ritualet misterioze të Masonëve, urdhrit ezoterik që përshkruhet edhe në "Kodin Da Vinçi", përgatiten të sillen edhe në Shqipëri nga "Grand Orient de France", një nga degët tradicionale të këtij urdhri që e ka patur gjithnjë kundër Kishën Katolike.

Lajmëtar për rekrutimin e shqiptarëve në këtëshoqëri "sekrete" ku kanë bërë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj në shekuj, ka qenë sekretari i marrëdhënieve me jashtë të "Grand Orient" të Francës i cili ka pohuar se pas një viti edhe në Shqipëri do të formohet një grup masonësh ose siç i quan Rui Lopes, "vëllazëri kombëtare".

Duket se kjo është pjesë e një misioni të ri të shoqërisë 300 vjeçare franceze, që daton në vitet e errëta të mesjetës, për të mbjellë bërthama të reja në vendet e lindjes të Evropës ku komunizmi nuk i ka pranuar kurrë masonët ose adhuruesit e simboleve të ndërtimit.

Ndërsa përjeton aktualisht një krizë identiteti dhe nuk numëron më shumë anëtarë se 2 milionë në të gjithë botën vitet e fundit, përkundrejt 7 milionë të tillëve në vitet 1950, shoqëria franceze është një prej atyre që i kanë rezistuar kësaj tendence degradimi ashtu si edhe Belgjika ku këto shoqëri mbeten ende solide, ndryshe nga ç'ndodh me masonerinë anglo-amerikane që ka humbur gjysmën e anëtarëve të vet.

Dega liberale e franc-maçonnerie-së është ajo që dominon në Evropë ashtu si edhe në vendet e Amerikës Latine.


Shoqëria masonike

Shoqëria e masonëve e përshkruan veten si një Urdhër që përhap mësime ezoterike jo dogmatike dhe progresive me ndihmën e simboleve dhe ritualeve.

Ajo i inkurajon anëtarët e vet drejt progresit të Njerëzimit. Bamirësia është një nga filzofitë e tyre ashtu si edhe puna për përmirësimin shpirtëror dhe moral.

Shpesh e përshkruar si një sistem i veçantë moral i ilustruar nga simbole, ajo e prezanton veten si një shoqëri vëllazërore me një metodë të veçantë që u lejon anëtarëve të zhvillojnë aftësitë e dëgjimit, të hreflektimit dhe të dialogut në mënyrë që ata vetë t'i përcjellin këto vlera tek të tjerët.

E shfaqur në 1717 në Londër, shoqëria "Franc-Maçonnerie" është strukturuar me kalimin e shekujve rreth një sërë ritesh dhe traditash gjë që ka çuar në krijimin e një sërë bindjesh.


Si të bëhesh mason?

Përgjigjia e parë që të jepet në adresën në internet të shoqërisë franceze për t'u bërë mason është të duash. Përgjithësisht një mason shërben si ndërmjetës për të rekrutuar anëtarë të rinj.

(Një mason ka gjithnjë mundësinë ta zbulojë veten, por ai e ka të ndaluar të zbulojë një vëlla të grupit) dhe kur e shikon të volitshme e prezanton kandidaturën e re përpara lozhës së vet ose përpara një lozhe tjetër...

Ka gjithashtu edhe një formular aplikimi që mund ta plotësosh online, ndërsa mund ta marrësh këtë vendin pasi ke dëgjuar një emision 15 minutash të dielën në mëngjes në"France Culture", por kjo funksionon për francezët sigurisht, ndërsa anëtar i vëllazërisë shqiptare mund të bëhesh vetëm pas një viti, kur dega e 'Grand Orient de France' të ketë mbërritur në Shqipëri për të themeluar shoqërinë "sekrete" shqiptare të masonëve.


Shoqëria e veglave të ndërtimit

"Grand Orient de France" është një shoqëri që ngërthen dy parime të cilat në dukje janë kontradiktore: respekti për Traditën e trashëguar nga themeluesit e Masonërisë dhe kërkimi i progresit për përmirësimin e Njeriut dhe të Shoqërisë.

Në lozhet malonike përdoren irtuale dhe simbolie gjatë zhvillimit të mbledhjeve për progresin personal të masonëve në gjirin e shoqërisë.

Më të njohurat nga këto simbole janë tre pikat, vizorja trekëndore dhe kompasi. Domethënia e tyre filozofike dhe morale mund të kapet vetëm po të depërtosh në thellësi të sekretit masonik.

Kërkimi i progresit ka qenë gjithnjë për masonët e Grand Orient një motorr hreflektimesh për veprimet e tyre dhe në të njëjtën kohë ky parim bën pjesë edhe në traditën e bindjes.

"Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient".

Në të njëjtën kohë kjo shoqëri e shpall veten si mbrojtëse vigjilente të parimeve të devizës së Republikës Francee: "Liberté, Egalité, Fraternité" (Liri, Barazi, Vëllazëri).

Ata e shpallin veten gjithashtu kundër racizmit dhe armiqve të demokracisë, janë për lirinë absolute të koshiencës që garantohet nga laiciteti i institucioneve.


Origjina legjendare

Edhe pse të ashtuquajturat "llozha" të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë.

Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonërisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit).

Në një shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së "parë") ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi.

Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërine e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë.

Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliëell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaë (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme.

Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave.

Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithaq natyrshëm hreferencat me ndërtimin e katedraleve.

Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.


Antimasonizmi, frikë nga misteri dhe sekreti

Antimasonizmi ka lindur e ushqyer nga frika prej sekretit, misterit dhe "shoqërive sekrete".

Ky qëndrim lidhet edhe me kundërshtimin e ideve progresiste dhe liberale të dala nga shekulli i Lymierëve, koha gjatë të cilës shumë filozofë të njohur janë bërë anëtarë të masonërisë. Antimasonizmi konsiderohet një doktrinë që zhvillohet në disa mjedise katolike dhe tek kundër-revolucionarët.


Masonët e famshëm

Mendohet që masonët e famshëm kanë qenë të shumtë dhe në rend alfabetik nis me Aldrin (që vuri këmbën në hënë në 21 korrik 1969), por në këtë listë figurojnë edhe emra të mëdhenj si filozofi i madh i të drejtës Jean-Baptiste Baudin që është bërë anëtar i shoqërisë në 1842, Pierre Brossolette.

Por edhe Mozarti radhitet ndër masonët, pasi është pritur në lozhen e bamirësisë në Vjenë në 1784 dhe mendohet se edhe Donatien Alphonse, markezi iSade (1740-1814) ka qenë mason, por ka një debat për këtë.

Por nuk ka asnjë dyshim për anëtarësinë e Hugo Pratt, autor filmash vizatimorë në masoneri. Ndër politikanët figuron edhe Paul Ramadier (1888-1961) që nuk e ndali kurrë aktivitetin masonik.

Ai ka qenë president i parë i parlamentit të Republikës së gjashtë. "Ne jemi trashëgimtarë të burrave dhe grave që kanë përmirësuar njerëzimin: Volteri, La Fayette, Garibaldi, Auguste Blanqui, Victor Schoelcher, emir Abd El-Kader, Louise Michel, Bakounine, Jean Zay, Félix Eboué, Pierre Brossolette dhe shumë të tjerë janë disa nga anëtarët e kësaj shoqërie sipas 'Grand Orient".


Ezoterizmi
Sekretë apo diskretë?

Edhe pse nuk propozon një doktrinë krejtësisht të fshehtë, kjo shoqëri konsiderohet shpeh si ezoterik në praktikën e saj dhe në disa aspekte të cilat nuk tregohen për publikun. Ka disa arsye me të cilat justifikohet mbajtja fshehur e këtyre sekreteve:

Kështu për shembull zotërimi i praktikave të mbajtura sekrete si zotërimi i disa gjesteve shërben si mënyrë për t'u njohur brenda rrethit të masonëve. Masoneria përdor për të eksploruar problemet etike një sistem shkallëzimi që nuk mund të konceptohet veçse me anë të një zbulimi progresiv.

Ajo është zhvilluar në një moment kur kujtime te luftës së feve he persekutimeve fetare ishin shumë të pranishme dhe kur ia vlente më mirë të fshiheshe sesa të flisje lirshëm për tema të ndjeshme.

Disa mendojnë megjithatë që nuk ka mbetur më asnjë sekret për tu zbuluar në shoqëriën e masonëve, sepse praktikat e tyre janë publikuar tashmë prej kohësh. Sot masonët përbëjnë më shumë shoqëri diskrete sesa sekrete. Çdo mason ëshët i lirë ta zbulojë veten, por jo një mason tjetër ama.


Skandalet
Kritikat dhe kundërshtarët

Ka shumë teori komplotesh brenda shoqërisë së masonëve dhe disa mendojnë se masoneria është vetëm një rrjet i madh social i ndërtuar për interesin e anëtarëve të vet.

Ka edhe disa praktika të dyshimta që kanë implikuar masonët si për shembulll çështja e tenxhereve e fillimit të shekullit XX dhe në 1980 çështja e Roberto Calvi i ashtuquajtur bankieri i Zotit që drejtonte "Banco Ambrosiano" që ishte një nga dështimet më të njohura.


"Relativizojnë fenë"

Kisha katolike, kundër masonëve

Edhe pse masonët janë pranuar nga shumë rryma fetare, si protestantët konservatorë dhe myslimanët radikalë, kundërshtia kryesore është e vjetër dhe lidhet me Kishën Katolike që e konsideron masonërinë si një përhapje të relativizmit në fushën fetare, domethënë idenë se asnjë fe nuk është superiore ndaj të tjerave.

Dënimi i parë i masonërisë nga Kisha Katolike nis në 1738 me papa Klementin XII dhe vijoi me disa nga pasuesit e tij si papa Léone XIII, etj.

Në 1917 Kisha katolike e dënonte në mënyrë të hapur përkatësinë në lozhet malonike, por me ndryshimet e bëra në 1983 masonët nuk figurojnë mes shoqërive sekrete të dënuara nga ligjet fetare.

Megjithatë në 1983 një deklaratë e drejtuar atëherë nga Joseph Ratzinger (që tashmë është bërë papa Benedikti XVI) rithekson ndalimin e katolikëve për tu bashkuar me masonërinë. Ajo deklaratë është aprovuar në atë kohë nga Papa Gjon Pali i Dytë.


Nga Belina Budini

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë masonët? NWO? Empty Re: Kush janë masonët? NWO?

Mesazh  Gon! Tue Oct 25, 2011 11:02 am

Shoqëritë sekrete dhe propaganda

Kush janë masonët? NWO? Yale-societe-secrete
Më sekrete se vetë shërbimet sekrete!


E dënuar me ligje të forta si nga regjimet totalitare komuniste (përjashto Kubën) por edhe nga nazistët të cilët i dërgonin në kampe përqendrimi. Të deklaruar të jashtëligjshëm përgjatë fashizmit në Itali (në vitin 1925) por që ndërkaq i kishin dhënë një ndihmë të madhe revolucionit francez dhe vetë Napoleonit.

Kanë si simbol akacien që nuk thahet kurrë dhe që gjithmonë rinovohet. Simbolet kryesore kanë origjinë arkitektonike të muratorëve të Mesjetës të cilët punonin gurin dhe në fakt simbolet e tyre janë skuadra dhe kompasi që respektivisht përfaqësojnë, skuadra, materien ndërsa kompasi shpirtin dhe mendjen ose skuadra që përfaqëson botën konkrete ndërsa kompasi përfaqëson botën abstrakte.

Shumë njerëz të mëdhenj janë tërhequr prej saj, nga Voltaire tek Gëte, për të vazhduar me Mark Tuein apo edhe me Mozartin, për të cilin flitet se u bë rishtar më 14 dhjetor në lozhën Zur Vohltatigkeit dhe se në veprën Flauti magjik përdor shumë simbolizmin e marrë prej tyre.

Po aq i madh ka qenë dhe ndikimi në letërsi, vlen të përmendet personazhi Pierre Bezuchov në romanin “Lufta dhe Paqja” të Tolstoit, apo edhe ndonjë prej tregimeve të Poe dhe ndonjë protagonist i romaneve të Italo Kalvinos.

Të cilësuara si antikatolike nga Papa Klement XII në vitin 1738. Në të vërtetë janë shoqëri sekrete që origjinën e tyre e kanë të lidhur me muratorët (masons) që janë krijuar në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani që prej shekullit XV dhe kishin si qëllimin e tyre kryesor trasmetimin në mënyrë sekrete të normave të mjeshtërisë së tyre duke ndjekur njëkohësisht edhe idealet etike dhe ato fetare.

Në fakt u krijuan së pari në Britani në vitin 1717, për të pasur një kushtetutë të tyre në vitin 1723. Të organizuar mjaft mirë. Njerëz të mbledhur (të cilët quhen vëllezër) në lozha që varen nga mjeshtri i selisë, ku shumë lozha krijojnë një lozhë të madhe që kryesohet nga mjeshtri i madh, dhe ku grupimi i të gjitha lozhave të një shteti formon të ashtuquajturin Orientin e Madh që është Këshilli Suprem i një riti kombëtar të masonerisë që përbëhet nga dinjitarët më të lartë të urdhrit.

Në aktivitetin e tyre flitet për “sekrete” që në kulturën e tyre masonike do të thotë mos të nxjerrësh jashtë atë që zhvillohet dhe kryhet në tempull apo në në lozhat gjatë mbledhjeve të tyre rituale. Më të shumtit do t’i përshkruanin si “shoqëri me sekrete’. Por anglofonët nga ana e tyre nuk kishin sekrete madje i bënin publike takimet e tyre.

Kanë një mënyrë të tyren për të njohur njëri –tjetrin “mënyrat e njohjes” nga shtrëngimi i dorës sekrete masonike nëpërmjet të cilës masonët njohin njëri - tjetrin kur janë në errësirë. “Misteri i masonerisë, në fakt, është për natyrën e saj i paprekshëm. Masoni e njeh vetëm me intuitë, sepse e zbulon gjatë frekuentimit të lozhës, duke vëzhguar dhe arsyetuar.

Ajo që bëhet në lozhë duhet mbajtur sekret” - do të shkruante Xhakomo Kasanova. Përdorin termin “profan” për të treguar atë që nuk i përket vëllazërisë masonike. Domethënë ai që nuk ka marrë ende ‘dritën” nëpërmjet ritualeve që u bëhen rishtarëve. Shpeshherë përdorin termin “katror” që do të thotë se dikush ka arritur një nivel të veçantë ndërsa për një rishtar thonë “gur i pagdhëndur”.

Që në nisje të saj ka mbledhur përreth, njerëz me vlera morale dhe shpirtërore. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kanë patur tre parime të mëdha: dashurinë vëllazërore, bujarinë dhe të vërtetën. Kanë dëshmuar tollerancë dhe respekt kundrejt opinioneve të tjetrit, kanë deshmuar bujarinë kundrejt vëllezërve të tyre por nuk i kanë dashur kurrë ndërhyrjet dhe favoret, kanë luftuar për të vërtetën me të gjitha energjitë e tyre.

Por siç u tha dhe më lart nuk ka qenë gjithmonë kështu. Skandali i Propagandës 2 që ishte edhe lozha historike e Orientit të Madh të Italisë e udhëhequr nga Mjeshtri Liçio Xhelli kishte një program politik sidomos gjatë viteve 1970.

Skandali P2 e uli shumë imazhin e masonerisë italiane. Në fakt më 31 tetor të vitit 1981, Këshilli Suprem (Orienti i Madh) nëpërmjet mjeshtrit të madh, Armando Korona, për të evituar skandale të tjera, përjashtoi Liçio Xhelin nga Orienti i Madh i Italisë.

Por çfarë kishte ndodhur në të vërtetë? Më 17 mars të vitit 1981, shteti italian nëpërmjet Guardia di Finanza kontrollon vilën e Xhelit duke zbuluar një listë të zyrtarëve të lartë të forcave të armatosura, mes tyre edhe industrialistë, gazetarë dhe personazhe të tjerë të famshëm, ku spikatnin (Vittorio Emanuele di Savoia dhe Maurizio Kostanco).

Përpara arratisjes së tij drejt Svicrës, ku edhe u arrestua, Liçio Xheli shkruante: “Me P2 kishim në dorë të gjithë Italinë. Me ne ishte ushtria, Guardia di Finanza, Policia, të gjitha këto komandoheshin nga përfaqësues të Lozhës”.

Por edhe pse iku prej burgut të Svicrës për t’u arratisur drejt Amerikës së Jugut, Xheli la një skandal të madh prapa. Një skandal kombëtar që erdhi sidomos me zbardhjen e listës së njerëzve që bënin pjesë në Lozhë dhe që mbulonin poste të larta në Republikën e Italisë.

Parlamenti italian aprovoi në një kohë shumë të shpejtë një ligj për të nxjerrë si të jashtëligjshme shoqëritë sekrete në Itali dhe në dhjetor të vitit 1981, u krijua edhe një komision parlamentar i kryesuar nga deputetja Tina Anselmi që do të referonte në parlament pas dy vitesh e gjysmë pune, duke nxjerrë këto konkluzione: keqardhjen për përhapjen e fenomenit në aspektet më të kualifikuara të jetës kombëtare te Italisë por duke nënvizuar ndërkaq se P2 ishte një element me peshë në financë duke prekur botën ekonomike italiane por mbi të gjitha edhe botën e saj politike.


Ilirian Dahri

Gon!

Numri i postimeve : 59
Join date : 26/09/2011
Age : 37
Location : kamenicë

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush janë masonët? NWO? Empty Re: Kush janë masonët? NWO?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi