Forumi www.KosovaForum.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Tërësisht Shkencë e Teknologji
Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  EmptyTue Jan 31, 2012 5:04 pm nga Gon!

» Univers No Limit
Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  EmptyTue Jan 31, 2012 4:39 pm nga Gon!

» UFO - ALIEN
Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  EmptyTue Jan 31, 2012 4:31 pm nga Gon!

» Telefonata nga persona te vdekur
Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  EmptyTue Jan 31, 2012 3:20 pm nga Gon!

» Kush janë masonët? NWO?
Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  EmptyTue Oct 25, 2011 11:02 am nga Gon!

» Bio Shkenca
Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  EmptyTue Oct 25, 2011 10:13 am nga Gon!

» Tulipani numër 49 është shqiptar
Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  EmptyTue Oct 25, 2011 10:03 am nga Gon!

» Populli me fuqi të mbinatyrshme
Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  EmptyTue Oct 25, 2011 10:01 am nga Gon!

» E VËRTETA SHKENCORE MBI KOSOVËN
Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  EmptyMon Oct 24, 2011 10:49 am nga Gon!

identifikimi

Harrova fjalkalimin

May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 23 më Tue Jun 16, 2020 2:53 pm

Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?

Shko poshtë

Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  Empty Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?

Mesazh  Boni Wed Nov 24, 2010 5:32 pm

Në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm, janë bërë shumë studime mbi dhunën. Në intervistimet e shumta, nxënësit e shikojnë dhunën si formë edukimi, madje edhe në familje. Përdorimi i dhunës nuk ndjehet as kur ajo shtrihej përtej kufijve të familjes, në shkollë, as kur vjen nga vetë nxënësit mbi nxënësit.
Behare Rexhepi, psikologe
Ajo që rezulton është se dhuna në shkollë merr trajta e forma nga më të ndryshmet, buron nga të gjithë anëtarët e shkollës, konturet e saj janë gjithëpërfshirëse, horizontale dhe vertikale.

.Çfarë sjell dhuna e përdorur në shkollë?  Femije_dhuna

Bashkë me paqartësinë mbi dhunën, është lehtë të evidentohen edhe qëndrimet ndaj saj. Janë në fakt qëndrime shumë të çuditshme! Dhe jo vetëm ndaj dhunës “moderne”, asaj psikologjike e emocionale, po edhe ndaj dhunës “tradicionale”, asaj të së shkuarës, të shëmtuarës, dhunës fizike! Disa herë përsëritet që “druri ka dalë nga xheneti!”, apo “kush të rreh të do!”.

Një formë e veçantë dhune që vihet re është kërcënimi me anë të notës. Nxënësit dhe mësuesit nuk mohojnë përdorimin e notës negative për nxënësit e zhurmshëm. Nota ndonjëherë nuk ka lidhje me përgatitjen në lëndën përkatëse, por me nevojën për të vendosur mësuesja/i pushtetin e saj/tij.

Natyrisht, që sjellja e dhunshme ndaj të tjerëve e ka një gjenezë. Ajo daton në vitet e hershme të fëmijërisë. E ajo është aq tinzare saqë ndërhyn në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, duke u kthyer në pjesë normale të reagimeve në të përditshmen e tij/saj. Dhuna, në trajta të kamufluara gjendet në mënyrën e dhënies së urdhrit, ushtrimin e kërkesës për rezultate, ndonjëherë edhe në mënyrën e dhënies së dashurisë nga ana e prindërve.
Dhuna përcillet në mënyrë të rregullt nga mediat, filmat dhe librat për fëmijë e të rritur. Dhuna gjen shteg për të shpërthyer në ambientet e klasave me shumë nxënës, me origjina, kultura dhe temperamente të ndryshme.
Dhuna e përdorur pavarësisht formave të saj atavike apo të moderuara, shkakton tek fëmijët probleme lidhur me:
* vetëvlerësimin,
* marrëdhëniet ndërpersonale,
* vetizolimin,
* mungesën e besimit,
* çrregullimet në të nxënë,
* krijimin e marrëdhënieve problematike me të tjerët,
* sjelljet të keqpërshtatura të inatit dhe zemërimit,
* paaftësinë për t’u dhënë fjalë emocioneve dhe mendimeve.
Shenjat e sipërpërmendura mund të mos gjenden të gjitha tek një fëmijë, por disa prej tyre mund të jenë shumë të shprehura. Dhuna e përditësuar është fenomen i vështirë për t’u eliminuar. Në fakt, si për ironi, shpesh hidhen ide se për parandalimin e dhunës duhej të aktivizoheshin instrumente ndëshkuese për ata që përdorin dhunë në shkollë, pavarësisht statusit të tyre. I dhunuari dhunon, dhunuesi të dhunohet! Ndoshta nuk është koha për filozofime mbi dhunën, sesa vërtet për të identifikuar mjete e mënyra të ndalimit të saj në shkollë, në vendin ku prodhohen qytetarët e së nesërmes. Edukimi qytetar duket se duhet të fitojë një tjetër betejë të vështirë atë me dhunën tinëzare
Boni
Boni

Numri i postimeve : 49
Join date : 22/11/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi